UBT News

Boksieri shqiptar godet kundërshtarin gjatë konferencës për media

Të shtunën, në kuadër të meçit për kampion të botës mes Anthony Joshuas dhe Oleksandr Usyk, do të zhvillohet meçi në kategorinë e peshave të lehta mes Florian Markut dhe Maxim Prodan.

Sot, gjatë një konference për media, ku prezent ishin boksieri ukrainas Prodan dhe ai shqiptar Marku, ky i fundit nuk reagoi mirë në takimin e tij me kundërshtarin.

Në fakt, gjatë shikimit sy më sy të dy boksierëve, Marku godet boksierin ukrainas në gjoks, ku më pas u desh edhe intervenimi i sigurimit.

Videon e Markut duke e goditur Prodan në konferencë e gjeni më poshtë.

Exit mobile version