UBT News

Boko Haram merr rajonin verior të Nigerisë

Guvernatori i Shtetit, Abubakar Bello, konfirmoi se terroristët sulmuan Kaure, një komunitet i largët në shtet dhe ngritën flamujt e tyre.

Organizata terroriste Boko Haram ka ngritur flamujt e saj në disa pjesë të Shtetit Niger të Nigerisë, raporton Anadolu Agency (AA).

Guvernatori i Shtetit, Abubakar Bello, konfirmoi se terroristët sulmuan Kaure, një komunitet i largët në shtet dhe ngritën flamujt e tyre.

“Po konfirmoj që ka elementë të Boko Haram-it këtu në Shtetin Niger, këtu në Kaure. E konfirmoj që ata kanë ngritur flamujt e tyre këtu”, u tha ai gazetarëve.

Ai tha se terroristët po ashtu morën me forcë gratë e banorëve. “Ata kanë vendosur flamujt e tyre në Kaure, që do të thotë se kanë marrë përsipër komunitetin”, tha guvernatori

Ai paralajmëroi se prania e terroristëve në shtetin e tij mund të rrezikojë sigurinë e kryeqytetit të vendit Abuja, rreth 140 kilometra larg.

Një zyrtar qeveritar i zonës për AA në kushte anonimiteti tha se ushtria ende nuk ka vendosur trupa për të pastruar Boko Haram dhe flamujt e saj nga komuniteti. Burimi tha se flamujt ishin të zi me mbishkrim të bardhë arabisht.

Ushtria ende nuk është prononcuar ose nuk ka publikuar ndonjë deklaratë zyrtare mbi sulmin.

Terrori dhe sulmet e armatosura janë rritur në Nigeri që nga fundjava.

Të shtunën, Boko Haram hyri në qytetin verilindor Geidam, qyteti i lindjes i shefit të ri të policisë së vendit. Burimet e sigurisë thanë se dhjetëra terroristë janë ende në qytet që nga e marta në mëngjes.

Exit mobile version