UBT News

Bogujevci dhe Nora Arapi Krasniqi vizituan muzeun “Eksodi ’99”

Ministrja e Kulturës, Saranda Bogujevci, dhe zëvendësministrja Nora Arapi Krasniqi vizituan muzeun Eksodi ’99, një hapësirë që dokumenton eksodin e shqiptarëve të Kosovës gjatë luftës përmes dëshmive dhe rrëfimeve personale.

Gjatë vizitës, ato u pritën nga Jeta Xharra dhe kuratori Gazmend Ejupi, me të cilët diskutuan për konceptin e muzeut, procesin e dokumentimit të dëshmive dhe rëndësinë e ruajtjes e prezantimit profesional të kujtesës historike.

Sipas Ministrisë së Kulturës, muzeu Eksodi ’99 përfaqëson një kontribut të rëndësishëm në ruajtjen e kujtesës kolektive, duke e bërë atë të qasshme dhe të kuptueshme për publikun dhe brezat e ardhshëm.

Muzeu është i hapur për vizitorë nga e marta deri të dielën, nga ora 12:00 deri në orën 20:00. /A.K/

Exit mobile version