Legjenda kroate dhe shefi i futbollit të UEFA-s, Zvonimir Boban ka filluar sot vizitën e tij në Kosovë.
Ndalesa e parë Boban ishte në Ministrinë e Kulturës Rinisë dhe Sportit (MKRS), ku u prit nga ministri i këtij institucioni, Hajrulla Çeku.
I pranishëm në këtë takim ishte edhe presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Agim Ademi.