Aktori Bob Odenkirk përmes rrjeteve sociale njoftoi se iu kthye xhirimeve të serialit “Better Call Saul”. Ai ndau një fotografi nga dhoma e grimit teksa po përgatitej për xhirimin e një skene për serialin e njohur.
Qe një muaj ai përjetoi një “sulm të vogël në zemër, gjatë xhirimeve në Meksiko.
“Shumë i lumtur që u ktheva dhe që po e jetoj këtë jetë i rrethuar me njerëz të mirë”, deklaroi ai.

Fituesi i çmimit “Emmy” po xhiron sezonin e gjashtë dhe të fundit të serialit, prodhimi i të cilit filloi në mars të këtij viti. Sezoni i fundit i serialit është planifikuar të lansohet në fillim të vitit 2022./UBTNews