UBT News

“BNE” zhvillon ndeshjen e radhës sot, ballafaqohet me ekipin brazilian

Ekipi kosovar i lojërave elektronike “Bad News Eagle” do të rikthehet sot sërish në aksion pas dy ndeshjeve që i zhvilloi ditën e djeshme në kampionatin elitar të CS:GO, Major Ligë.

Në ballafaqimin me skuadrën turke Eternal Fire, BNE fitoi me rezultat 16:14, por më pas u mposht nga skuadra turke Forze Team me rezultat 16-7.

Ekipi kosovar do të ballafaqohet sot nga ora 12:00 me ekipin brazilian Imperial, një skuadër mjaft e fortë në këtë garë.

Exit mobile version