Për 6 ditë me radhë, bllokoi kanalin e Suez në Egjipt, duke paralizuar tregtinë ndërkombëtare. Tashmë, “Ever Given” mund t’i drejtohet sërish drejt portit që kishte nga fillimi si destinacion, atë të Rotterdamit në Holandë.
Autoritetet e kanalit fillimisht mbajtën “peng” mjetin lundrues gjigant, duke kërkuar një dëmshpërblim prej 900 milionë dollarë. Por mesa duket beteja ligjore mes egjiptianëve dhe kompanisë që zotëron anijet, japonezët e Shoei Kisen Kaisha, është zgjidhur tashmë, edhe pse shifrat nuk bëhen të ditura zyrtarisht.
Anijes do t’i duhen rreth dy javë që të arrijë në portin e madh europian, sepse për arsyeje sigurie do të lundrojë me një shpejtësi të kufizuar.