UBT News

Blinken: SHBA pro zgjidhjes diplomatike të krizës Ukrainë – Rusi

5155WD-UKRAINE-CRISIS_CHERNOBYL_DRILL_O_

SHBA preferon një zgjidhje diplomatike të tensioneve mes Rusisë dhe Ukrainës, sipas sekretarit të shtetit Blinken.

Blinken thotë se SHBA, në koordinim me Bashkimin Evropian po punojnë për dialog reciprok me Rusinë.

Këtë deklaratë të Blinken e përcolli Ambasada Amerikane në vend, në faqën zyrtare në Facebook.

Një deklaratë të ngjashme bëri edhe presidenti francez Macron, i cili sot do të takohet me Putinin me qëllim lehtësimin e tensioneve me Ukrainën.

Ndërsa Rusia thotë se nuk planifikon të pushtojë shtetin fqinj pavarësisht grumbullimit të 100 mijë trupave ushtarake në kufi, Ukraina po përgatitet ushtarakisht për ndonjë sulm të mundshëm.

Perëndimi ka paralajmëruar për sanksione të forta ndaj Rusisë në rast se hap luftë me Ukrainën, ndërsa disa vende si Britania dhe SHBA kanë dërguar ndihma ushtarake në Rusi.

NATO ka dërguar rreth 4 mijë trupa në shtete të Evropës Lindore, por jo në Ukrainë.

Ukraina ndodhet prej 8 vitesh “nën ethet e luftës” me Rusinë, që duket se sa vjen e po shtohen muajt e fundit.

Tensionet mes dy vendeve nisën në vitin 2014, kur Rusia pushtoi dhe më pas aneksoi Gadishullin e Krimesë nga Ukraina.

Exit mobile version