Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken do të udhëtojë në Gjermani për t’u takuar me homologët e tij në Grupin e Shtatë (G7) për të diskutuar pushtimin e Ukrainës nga Rusia.
Në një deklaratë të publikuar nga Departamenti i Shtetit, Blinken do të udhëtojë në Munster, Gjermani, për Takimin e Ministrave të Jashtëm të G7 dhe Forumin Amerikano-Gjerman për të Ardhmen.
“Ministrat e G7 do të diskutojnë një sërë sfidash të ngutshme globale, përfshirë mbështetjen e qëndrueshme të G7 për një Ukrainë demokratike, sovrane dhe të begatë, forcimin e qëndrueshmërisë ekonomike dhe demokratike në Afrikë dhe Indo-Paqësorin, trajtimin e krizës klimatike, sigurinë globale shëndetësore, dhe krizat ushqimore dhe energjitike të shkaktuara nga lufta e Rusisë kundër Ukrainës”.
“Sekretari Blinken do të bashkohet gjithashtu me Ministren e Jashtme gjermane Annalena Baerbock në Forumin e së Ardhmes për një diskutim të moderuar mbi të ardhmen e demokracisë në një botë dixhitale”./UBTNews/