Deputetja Blerta Deliu-Kodra dhe Time Kadrijaj kanë marrë pjesë në konferencë ndër-parlamentare me temën “Përfitimet e Procesit të Berlinit: Një fokus i veçantë në Tregun e Përbashkët Rajonal” e organizuar nga Instituti për Demokraci e Shoqëri Civile dhe Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), e cila është mbajtur dje në Petrovac të Malit të Zi.
Kjo konferencë ndër-parlamentare është zhvilluar në Petrovac të Malit të Zi ndërmjet deputetëve të parlamenteve të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor për të diskutuar lidhur me Procesin e Berlinit dhe gjendjen aktuale të tij në Ballkanin Perëndimor, si dhe për të diskutua për Tregun e Përbashkët Rajonal 2.0 – Çfarë ka funksionuar më parë dhe cilat janë sfidat e Planit të Veprimit dhe qëndrimet e parlamenteve të Ballkanit Perëndimor.
Pas fjalimeve të delegacioneve nga Kosova Shqipëria dhe Bosnja e Hercegovina, deputetët serbë të udhëhequr nga nënkryetarja e Kuvendit të Serbisë, Snezhana Paunoviq, lëshuan konferencën rajonale në Petrovac të Malit të Zi.
Deputetët kosovare theksuan se “Në të vërtetë, ne nuk thamë asgjë që nuk dihet: Serbia është faktor destabilizues në rajon dhe se ajo duhet të marrë përgjegjësi për sulmin terrorist në Banjskë, ku mbeti i vrarë polici Afrim Bunjaku. Këtë të vërtetë, por edhe shumë të tjera që ndërlidhin direkt presidentin Aleksandër Vuçiq, do t’ua themi në çdo takim të mundshëm”.
Derisa Serbia po ballafaqohet me të kaluarën e saj kriminale, siç ishte rezoluta e OKB-së për gjenocid në Srebrenicë, Kosova do të vazhdojë në rrugën e saj të paalternativë për anëtarësim në BE dhe NATO.
Gjatë kësaj konference në diskutimet e paraqitura në mënyrë të veçantë u tha se vendet e Ballkanit Perëndimor janë të kërcënuara nga ndikimi i Rusisë me qëllim destabilizimin e rajonit, e ku ndikimi më i madh vërehet në Bosnje e Hercegovinë dhe Serbi. Po ashtu u theksua nga pjesëmarrësit se Procesi i Berlinit është i vetmi organizim rajonal gjithëpërfshirës dhe ku Republika e Kosovës si shtet merr pjesë e barabartë me të gjitha shtetet tjera të rajonit. Po ashtu u tha se bashkëpunimi rajonal nuk është i mundur për shkak të veprimeve të Serbisë, siç ishte sulmi terrorist serb në Banjsta të veriut të Kosovës me 24 shtatorit 2023 ku ka mbeti i vrarë policit Afrim Bunjaku dhe Serbia ende nuk ka bashkëpunuar në dorëzimin e terroristëve e kriminelëve me në krye Radojqiqin. Pra ka ndodhur një sulm terrorist i sponsorizuar nga Serbia ndaj një shteti fqinjë, pra Republikës së Kosovës.
Pas këtyre diskutimeve një pjese e delegacionit të Serbisë që kryesisht ishte nga pozita u largua nga konferenca.
Kurse sa i përket marrëveshjeve në kuadër të Procesit të Berlinit, nga deputetet e Kuvendit të Kosovës u tha se Republika e Kosovës ka miratuar të gjitha marrëveshjet e arritura, si njohjen reciproke të letërnjoftimeve ose kartave të identitetit, njohja e diplomave universitare, si dhe kualifikimeve profesionale veshje, megjithatë shprehi shqetësim se vetëm Bonja e Hercegovina ende nuk e ka ratifikuar marrëveshjen që mundëson lëvizjen e lirë të qytetarëve te këtyre dy vendeve. Megjithatë përfaqësuesit nga Bonja e Hercegovina thanë se procesi i ratifikimit të marrëveshjes për lëvizjen e lirë me karta të identitetit është bllokuar nga Republika serbe e Bonjës dhe për këtë kërkuan mbështetjen për tejkalimin e kësaj çështje.
Kurse në diskutimet lidhur me Tregun e Përbashkët Rajonal 2.0 – Çfarë ka funksionuar më parë dhe cilat janë sfidat e Planit të Veprimit dhe qendrimet e parlamenteve të Ballkanit Perëndimor, nga deputetet u tha se Procesi i Berlinit ka treguar rezultate konkrete dhe kjo merit në rend të parë i shkon shtetit Gjerman për mbështetjen në këtë proces për të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor.
Ndërsa sipas diskutimeve u tha se qyetarët e vendeve të rajonit kanë nevojë për më shumë procperitet, mirëqenie ekonomike, zhvillim të arsimit, kulturës, një ambjenti të pastër dhe ku retorikat politike nacionaliste nuk kanë hapësirë. Sipas deputeteve të Kuvendit të Kosovës procesi i integrimit evropian për Kosovën bashkon të gjitha subjektet politike në Kuvendin e Kosovës si atyre të pozitës dhe të opozitës dhe se anëtarësimi në Bashkimin Evropian dhe në NATO janë zgjidhja dhe alterantiva e vetme e Republikës së Kosovës. Ndërsa sa i përket Procesit të Berlinit dhe marrëveshjeve të arritura, u tha se parlamenti duhet të jetë i informuar dhe të mbikqyrë zbatimin e katyre marrëveshjeve për shkak se deputet janë përfaqësuesit e drejtëpërdrejtë të qyetarëve dhe roli i tyre është i rëndësishëm në këtë proces.
Në këtë konferencë ndër-parlamentare kanë marrë pjesë deputet dhe stafi parlamentar i të gjitha gjashtë shteteve të Ballkanit Perëndimor, pra vendet si: Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Bosnja e Hercegovina dhe Serbia. Gjithashtu pjesëmarrës ishin edhe organizatat partnere të ketyre vendeve si: KDI, IDSC, ISP, etj.