Armando Broja raportohet se po kërkon të largohet nga Chelsea pas ardhjes së Nicolas Jackson, dhe mediumi anglez “Teamtalk” raporton se West Ham United dhe Crystal Palace janë mes katër skuadrave të Premier Ligës që janë të interesuara për shërbimet e tij.
Skuadra londineze është në rrugën e shumë ndryshimeve në çdo departament të skuadrës pas ardhjes së trajneri të ri Mauricio Pochettino.
Shqiptari i talentuar mungoi në të gjithë pjesën e dytë të sezonit të kaluar pasi pësoi një dëmtim të rëndë në gju gjatë ndeshjeve të Kupës së Botës.
Ardhja e Mauricio Pochettinos besohej se do t’i shërbente për më shumë hapësirë 21 vjeçarit, por duket se ai po kërkon të ndryshojë skuadër.
“Teamtalk” ka mësuar se përfaqësuesit e Brojës janë duke eksploruar opsionet e tyre dhe disa mundësi brenda Premier Ligës janë ato që po merren parasysh.
West Ham, Crystal Palace, Brentford dhe Burnley janë ndër skuadrat që duan të arrijnë një marrëveshje për Brojën, i cili më parë e kaloi sezonin 2021/22 në huazim te Southamptoni.
Një tjetër periudhë huazimi nuk përjashtohet, megjithëse një lëvizje e përhershme do të preferohej si nga Broja ashtu edhe nga Chelsea.