UBT News

Blerim Xhemaili rikthehet te Zurichu

Ish-mesfushori i Përfaqësueses së Zvicrës, Blerim Xhemaili, karrierën do ta vazhdoj te klubi ku u formua si lojtar, Zurichu.

Gazeta zvicerane “Blick” ka shkruar të martën se Xhemaili për pjesën e dytë të këtij edicioni do të jetë pjesë e Zurichut, pasi tashmë ka arritur marrëveshjen. Marrëveshja mund të zyrtarizohet ditëve në vijim.

34-vjeçari te Zurichu do të transferohet si futbollist i lirë pasi muaj më parë ka shkëputur kontratën me ekipin e Superligës së Kinës, Shenzhen, për të cilin nuk regjistroi asnjë paraqitje. Xhemaili do të jetë një përforcim i madh për skuadrën e Zurichut, që këtë edicion po lufton për titullin e kampionit. Ai do të rikthehet te Zuerichu pas 13 vjetësh. Me këtë ekip i kishte fituar dy tituj kampioni dhe një kupë të Zvicrës. Xhemaili u pat larguar nga Zurichu në vitin 2007 kurse karrierë të suksesshme ka bërë te Boltoni, Torino, Parma, Napoli, Galatasaray, Genoa, Bologna e Montreal Impact.

Ai ka edhe 11 gola në 69 paraqitje për Zvicrën.

Te Zurichu luajnë Benjamin Kololli, Hekuran Kryeziu, Fidan Aliti, Toni Domgjoni e Mirlind Kryeziu.

Exit mobile version