Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka caktuar sot zëvendësministrin e deritanishëm të Drejtësisë, Blerim Sallahu, ushtrues të detyrës së Ministrit të Drejtësisë.
Kjo vije pas zgjedhjes së Albulena Haxhiut në pozitën e nënkryetares së Kuvendit të Republikës së Kosovës.
“Kryeministri Kurti e uron z. Sallahu për përgjegjësinë e re dhe i dëshiron suksese në përmbushjen e detyrave”, thuhet në njoftim.