UBT News

Blend Baftiu zgjedhet ylli i javës së 21-të në BKT Superligë

Mesfushori i Ballkanit, Blend Baftiu u zgjodh ylli i javës së 21-të në BKT Superligën e Kosovës.

Në ndeshjen kundër Ulpianës ai kontribuoi me një asist dhe një gol, në të cilën ekipi i tij fitoi me rezultat të pastër 3 me 0.

Baftiu gjatë tërë lojës ishte aktiv duke ndihmuar skuadrën që t’i marrin tri pikët dhe të ruajnë vendin e parë në tabelë duke grumbulluar 42 pikë./UBTNews/

Exit mobile version