UBT News

Blair: Skleroza e shumëfishtë ma shkatërroi karrierën

Aktorja amerikane, Selma Blair thotë se të folurit në publik mbi diagnozën e saj të sklerozës së shumëfishtë ka pasur një ndikim në karrierën e saj në Hollywood.

“Kur fola publikisht për këtë, gjeta kaq shumë mbështetje, por nuk gjeta më punë”, tha ajo për BBC.

Blair ka përjetuar lodhje dhe shqetësime gjatë folurit që në rininë e saj, por mjekëve iu deshën shumë vite për të përcaktuar se çfarë nuk shkonte me të.

Çështjet e saj të pashpjegueshme shëndetësore bënë që për vite të tëra të ndihej e dobët, por ajo thotë se i mbajti të fshehta.

“Më vinte turp dhe shqetësohesha se nuk do të punoja më”, deklaroi ajo tutje.

Mjekët shpesh supozonin se problemi ishte psikologjik.

Selma Blair është një nga gratë e paraqitura në listën e BBC 100 Women, e cila çdo vit emëron 100 gra frymëzuese dhe me ndikim në mbarë botën. Këtë vit lista po nderon progresin që është bërë që nga fillimi i saj 10 vjet më parë./UBTNews/

Exit mobile version