Xhiroja e 21-të në kuadër të BKT Superligës së Kosovës do të zhvillohet në mesjavë. E mërkurja na sjellë tri ndeshje, Malisheva takohet me Dritën, Ballkani pret Ulpianën kurse Llapi është nikoqir i Feronikelit.
Dita e enjte na sjellë derbin Drenica-Prishtina dhe Dukagjini do të jetë musafir i Gjilanit.
Katër ekipe janë në luftë për titullin e kampionit. Vendin e parë aktualisht në tabelë e mban Ballkani me 39 pikë po aq sa ka edhe Gjilani që pozicionohet në vendin e dytë. Drita ka një pikë më pak se këto dy ekipe dhe Llapi 33 pikë.
Ekipi i Drenicës ka grumbulluar 27 pikë deri tani kurse kampioni aktual i BKT Superligës, Prishtina zë vendin e gjashtë në tabelë me 24 pikë, pas saj është e inkuadruara për herë të parë në superligë, Malisheva me një pikë më pak se Prishtina.
Në zonën e “rrezikshme” gjendet Ulpiana që ka 19 pikë, Dukagjini zë vendin e parafundit me 18 pikë, kurse vendin e fundit e mban Feronikeli me vetëm 11 pikë./UBTNews/