Bukuritë e bjeshkëve të Kukësit kanë mahnitur turistët izraelitë, të cilat po vizitojnë Shqipërinë gjatë këtij sezoni turistik.
Vitet e fundit bjeshkët e Kukësit janë kthyer në destinacionin më të ri për të apasionuarit pas natyrës dhe ngjitjeve në mal.
Klodian Hajdari, guidë turistikë në Kukës tha sot për ATSH-në se “gjatë muajve qershor-korrik rreth 150 turistë izraelitë kanë vizituar Bjeshkët dhe Drinin e Zi në Ujmisht”.
“Gjatë qëndrimit në bjeshkët e Kukësit turistët izraelitë kanë bërë ecje në mal, duke shijuar pamjet e bukura panoramike si dhe ushqimin e zonës”, – tha Hajdari.
Shtegu i Ngjyrave , Gjallica dhe Bjeshkët e tjera të Kukësit si Vajvoda ,Kroi i Bardhë, Kallabaku , Guri i Mëngjesit dhe Pikllima kanë qenë destinacione të fekuentuara nga turistë vendas dhe të huaj. Ndërkohë që banorët e fshatrave rreth bjeshkëve kanë ngjallë interesim për të investuar në bujtina apo restorante .
Sipas Hajdarit, pas udhëtimit në bjeshkët e Kukësit turistët izraelitë vizitojnë Krumën dhe parkun kombëtar të Valbonës, në Tropojë.
Banorët e fshatrave për rreth bjeshkëve kanë ngjallë interesim për të investuar në Bujtina apo restorante .
Kukësi me bukuritë natyrore që e rrethojnë dhe monumentet e kulturës është kthyer në një destinacion turistik si në dimër edhe në verë. Të shumtë janë turistët vendas e të huaj, të apasionuar pas ngjitjeve në mal, që kanë shijuar vitet e fundit bukuritë e bjeshkëve. Një ndër destinacionet më kryesore për këtë 9-mujor është parku natyror Korab-Koritnik.
Një mrekulli pak e njohur është edhe shpella e Jezinës, e ndodhur në afërsi të fshatit Bele-Kukës. Të frekuentuara janë edhe pikat turistike, si Sasati, Kroi i Kuq, Kroi i Bardhë që kanë nisur të vizitohen jo vetëm gjatë verës, por edhe gjatë stinës së vjeshtës dhe dimrit.