Bjellorusia do të blejë dhjetëra avionë luftarakë, helikopterë dhe sisteme raketash për mbrojtjen ajrore, kështu bëri të ditur presidenti bjellorus, Aleksandër Lukashenko, transmeton UBT News.
Lukashenko ka qenë një aleat i fortë i Moskës dhe ka kërkuar mbështetje nga Rusia pas rizgjedhjes së tij të diskutueshme, që ndodhi në vitin 2020.
Rusia nuk ka ndalur mbështetjen për presidentin e Bjellorusisë, edhe gjatë periudhës kur qeveria e tij u përball me një sërë sanksionesh nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian./UBTNews