UBT News

Bizneset thonë se kanë humbur 1 miliard euro nga pandemia

Në konferencën e përbashkët mes Odës Ekonomike të Kosovës dhe Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë, u tha se 1 miliard euro janë humbjet e bizneseve në vend që nga fillimi i pandemisë.

Kryetari i Odës Ekonomike, Berat Rukiqi potencoi se nëse nuk intervenohet në shtator dhe në muajin tetor, kolapsi ekonomik është i pashmangshëm, që sipas Rukiqit do të çojë në mbyllje të vendeve të punës dhe falimentim të bizneseve.

Rukiqi thekson se gjendja ekonomike është e rëndë dhe institucionet po tregojnë paaftësi për trajtimin e kësaj gjendje.

Duke folur për mosvotimin e ligjit për rimëkëmbjen ekonomike, drejtori ekzekutiv i OEAK, Arian Zeka ka thënë se është për keqardhje.

“Ky ligj është mjaft me rëndësi për vendin, duke marrë parasysh gjendjen e rëndë ekonomike të shkaktuar nga COVID-19”, deklaroi.

Për marrëveshjen në Shtëpinë e Bardhë, Zeka konsideron se do të jetë mjaft e dobishme nëse nis së zbatuari.

Exit mobile version