Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka zhvilluar sot një takim virtual me komunitetin e biznesit në vend, të cilët i ka informuar në hollësi me masat e reja antiCOVID, që pritet të miratohen nga Qeveria dhe të hyjnë në fuqi nga data 23 dhjetor 2020.
Siç thuhet në komunikatën e Qeverisë, komuniteti i biznesit ofroi mbështetje për masat e reja antiCOVID dhe insistoi që Kuvendi të mos shpërndahet pa e miratuar buxhetin për vitin 2021.
“I sigurova ata se jam në komunikim të vazhdueshëm me grupet parlamentare dhe se po angazhohem maksimalisht që përbërja aktuale e Kuvendit të miratoj buxhetin për vitin e ardhshëm, si dhe disa marrëveshje ndërkombëtare që lidhen me buxhetin. U pajtuam se buxheti është parakusht për krijim e pakos së re dhe zbatimin e masave për rimëkëmbje ekonomike, respektivisht mbështetje ndaj bizneseve të prekura nga pandemia Covid -19”, thuhet në komunikatë./UBTNews