Zëvendëskryeministri i parë i Republikës së Kosovës, për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi, ditën e djeshmemori pjesë në seancën dëgjimore të Komisionit për Politika të Jashtme, në Dhomën e Deputetëve në Parlamentin e Italisë.
Në kuadër të një vizite zyrtare në Romë, zëvendëskryeministri Bislimi u prit në takime të ndara, fillimisht nga kryetari i këtij Komisioni, Piero Fassino dhe pastaj nga kryetari Fassino, disa anëtarë të Komisionit Parlamentar dhe anëtarë të grupit të miqësisë Itali-Kosovë.
Në një komuniaktë për media bëhet e ditur se ai ka falënderuar shtetin italian për mbështetjen e vazhdueshme në procesin e integrimit evropian, derisa ka shtuar se Qeveria e Republikës së Kosovës po punon dhe angazhohet maksimalisht në plotësimin e kushteve dhe reformave të nevojshme për avancime të mëtejshme në agjendën evropiane.
“U përmend suksesi në menaxhimin e pandemisë, rritja ekonomike prej 10.53% për vitin 2021 dhe hapja e 25.000 vendeve të reja të punës”, thuhet po aty.
Zëvendëskryeministri Bislimi potencoi objektivat e qeverisë, siç janë marrja e statusit kandidat për anëtarësim në BE, anëtarësimi në Këshillin e Evropës dhe nevoja për liberalizimin e vizave për Kosovën, pas përmbushjes së kritereve të parashikuara.