Billie Eilish ka reaguar së fundmi ndaj spekulimeve se ajo do të jetë pjesë e sezonit të ri të “Euphoria”.
“Do doja të isha në sezonin e tretë. Por kjo nuk është e vërtetë”, u shpreh ajo për Vanity Fair.
Kjo thashetheme e pjesëmarrjes së këngëtares erdhi nga një llogari në Twitter që imiton Pop Crave.
Ndërkaq, sezoni i tretë i serialit pritet të shfaqet premierë në HBO në fund të vitit 2023./UBTNews/