Këngëtarja pranoi se pavarësisht se u detyrua të përballet me një breshëri të pafund komentesh negative në internet, ato për pamjen “ende i lëndojnë” ndjenjat e saj.
“Është e vështirë”, tha ajo.
“Unë mendoj se po të isha më e re, sikur interneti të fliste për mua kur isha përshembull 11 vjeç ashtu siç bëjnë tani, nuk mendoj se do të isha në gjendje të ekzistoja, të jem e sinqertë”.
“Më pëlqen vetja më shumë se dikur dhe më intereson më shumë se si ndihem unë sesa se si ndihen ata”.
Për të luftuar negativitetin, Eilish ka gjetur mënyra për ta kanalizuar energjinë e saj diku tjetër, si për shembull duke kaluar kohë me miqtë dhe duke i çuar qentë e saj për një shëtitje.
Një gjë që ajo nuk po bën, megjithatë, është të shfaqet në rrjetet sociale./UBTNews/