UBT News

Billie Eilish: Disa nga reagimet ndaj kopertinës sime në Vogue nuk ishin “në rregull”

Këngëtarja theu rekordin e të gjitha kohërave për pëlqimet në Instagram kur pozoi për kopertinën e revistës së famshme Vogue, muajin e kaluar.

Billie Eilish iu përgjigj reagimeve ndaj fotografive të saj të fundit në kopertinën e revistës britanike Vogue, duke thënë se disa nga to nuk ishin “në rregull”.

Fotografitë për numrin e qershorit të revistës së modës, tërhoqën shumë vëmendje për shkak të zgjedhjeve të modës së Eilish. Një foto që ajo ndau nga kopertina theu rekordin e të gjitha kohërave për pëlqimet në Instagram dhe aktualisht qëndron në gati 17 milionë pëlqime.

Në një intervistë të re për Rolling Stone, Eilish foli rreth reagimeve për kopertinën dhe se si disa prej tyre nuk ishin për shijen e saj.

“Unë pashë një fotografi time në kopertinën e Vogue [nga] rreth dy vjet më parë me rroba të mëdha, përmasash të mëdha [pranë kopertinës së re të Vogue]. Atëherë mbishkrimi ishte si, ‘Kjo quhet rritje’”, tha ajo.

“Unë e kuptoj se nga po vijnë, por në të njëjtën kohë, unë mendova, jo, kjo nuk është në rregull. Unë tani nuk jam kjo dhe nuk kisha nevojë të rritesha prej kësaj”.

Pas lëshimit të kopertinës, Eilish u kundërpërgjigj rreth një artikulli që e akuzoi atë për “shitje” gjatë fotosesionit të fundit të kopertinës.

Ajo ndryshoi titullin e Mail, teksti origjinal i të cilit lexonte: “Kjo është dëshmi se paratë mund t’ju bëjnë të ndryshoni vlerat tuaja dhe “të shisni veten”: Billie Eilish trondit fansat duke ndërruar rroba të gjera për të brendshme në Vogue – pavarësisht betimit për ta ‘fshehur trupin'”.

Billie Eilish do të publikojë albumin e dytë ‘Happier Than Ever’ më 30 korrik. Këngëtarja thuhet se po punon me BBC në një projekt të ri para publikimit të albumit të ri.

(Përktheu dhe përshtati UBTNews)

Exit mobile version