UBT News

Billie Eilish bën thirrje për “veprime urgjente” para konferensës për ndryshimet klimatike

Këngëtarja i bashkohet aktivistëve në thirrjet për liderët botërorë që të përshpejtojnë luftën kundër ndryshimeve klimatike, përpara samitit COP26 që do të mbahet në Glasgow, transmeton UBT News.

Ajo u ka bërë thirrje liderëve botërorë që të ndërmarrin “veprim urgjent” sa i përket ndryshimeve klimatike, përpara Konferencës së Kombeve të Bashkuara për Ndryshimet Klimatike 2021.

Këngëtarja ka qenë prej kohësh e hapur për krizën klimatike, duke dhënë mbështetje për projektligjin e Joe Biden për mbrojtjen e klimës dhe duke marrë pjesë në dokumentarin të YouTube, “Dear Earth”.

Në fushatën e re, të krijuar në bashkëpunim me Arctic Basecamp dhe Universitetin e Exeter, asaj i është bashkuar edhe aktori Rainn Wilson, aktivistja Daze Aghaji, dhe shumë të tjerë, përcjell UBT News.

“Ne duhet të qëndrojmë së bashku dhe të flasim për të shpëtuar planetin tonë, jo vetëm për ne, por për brezat e ardhshëm, dhe ne kemi nevojë për veprim urgjent, dhe [kemi nevojë] të punojmë së bashku si një”, tha Eilish.

Duke filluar nga 31 tetori deri më 12 nëntor, samiti COP26 premton “të bashkojë palët për të përshpejtuar veprimet drejt qëllimeve të Marrëveshjes së Parisit dhe Konventës të OKB-së për Ndryshimet Klimatike”./UBTNews/

Shikoni mesazhet e shpërndara nga Billie Eilish, Rainn Wilson dhe Daze Aghaji:

Exit mobile version