UBT News

Bill Gates rezulton pozitiv me COVID-19

Microsoft founder Bill Gates looks on during a healthcare event in Brussels, Belgium, February 16, 2017. REUTERS/Eric Vidal

Bill Gates, bashkëkryetar i Fondacionit “Bill & Melinda Gates”, njoftoi të martën se ai ka rezultuar pozitiv me COVID-19.

“Unë po përjetoj simptoma të lehta dhe po ndjek këshillat e ekspertëve duke u izoluar derisa të jem në gjendje të mirë shëndetësore”, deklaroi mes tjerash Gates në Twitter.

Ai tha se fondacioni bamirës Gates do të vazhdojë të punojë me partnerët e tij dhe do të bëjë gjithçka që mundet për të siguruar që askush të mos përballet me pandemi tjetër.

Gates e ktheu pasurinë e tij nga firma softuerike Microsoft në një pasuri të larmishme, duke përfshirë investimet në energjinë me zero karbon. Pasuria e tij aktuale neto është 126.6 miliardë dollarë sipas Forbes.

Gates, i cili bashkëthemeloi Microsoft-in me Paul Allen në vitin 1975, u largua nga bordi i Microsoft që nga marsi i vitit 2020 duke zotëruar rreth 1% të aksioneve të kompanisë së softuerit dhe informatikës.

Deri më sot, Gates ka dhuruar rreth 35.8 miliardë dollarë aksione të Microsoft për Fondacionin Gates./UBTNews/

Exit mobile version