UBT News

Bilbao “shkel” Atleticon e Madridit, baskët sigurojnë kualifikimin në finale

Athletic Bilbao kalon në finalen e Kupës së Mbretit. Baskët triumfuan me rezultat 3-0 ndaj Atletico Madridit në “San Mames”, pas suksesit minimal 1-0 në ndeshjen e parë në “Wanda Metropolitano”. Skuadra e drejtuar nga Ernesto Valverde, do të përballet në finale me Mallorcan e Vedat Muriqit.

Protagonistët e kësaj ndeshje padyshim që ishin vëllezërit Inaki e Nico Williams, ku secili nga ta arritën ta mbyllin ndeshjen me nga një gol dhe nga një asist për secilin. Ndërkaq goli tjetër i Bilbaos erdhi nga Guruzeta, i cili vulosi përfundimisht kalimin në finale.

Për Bilbaon finalja ndaj Mallorcas do të jetë e 40-ta për ta në histori, teksa në 39 të tjerat kanë fituar 23 herë dhe kanë humbur 16. Torfeu i ‘Copa Del Rey’ mungon në kabinetin e baskëve që nga vitin 1984 kur mposhtën Barcelonën me rezultat minimal 1-0./UBTNews/

Exit mobile version