Me relaksimin e masave kufizuese për të përmbajtur pandeminë, duke përfshirë edhe fundin e detyrimit të maskave, buzët përsëri ”shfaqin hakmarrjen përmes buzëkuqit”, sipas CNN, e cila citon disa kompani të studimit të tregut.
Me kthimin në jetën shoqërore veçanërisht për njerëzit e vaksinuar, dyqanet e kozmetikës në SHBA kanë përjetuar një bum në shitjen e buzëkuqëve: mbi 34 milionë në fund të prillit.
Dhe, sipas tendencave të reja, jo vetëm buzëkuqi është rikthyer, por edhe moda e ngjyrave të ndritshme, të tilla si portokalli, rozë, vjollcë, e purpurtë, të gjitha nuancat që kujtojnë gjithashtu nevojën për verën.
Në fillim të pandemisë, në veçanti, me detyrimin për të mbajtur një maskë si brenda dhe jashtë, zgjedhjet e konsumatorëve ishin më të orientuara drejt përdorimit të make-up-eve për sytë sesa për buzët.