UBT News

Bieber për mediat: Duan të më paraqesin si të sëmurë

Këngëtari i njohur, Justin Bieber, është shprehur të enjten i irrituar me revistën prestigjioze “Variety”.

Teksa në artikullin e saj revista shkruante për suksesin e këngës së tij “Stuck with you”, të realizuar në bashkëpunim me këngëtaren Ariana Grande, të gjithë vëmendjen e artistit e rrëmbeu fotografia e përdorur për ilustrim të shkrimit.

Nëpërmjet një statusi në Instastory, Bieberi është shprehur se mediat ende përdorin fotografi jo të këndshme të tij nga koha kur mbante mustaqe. Ai ka thënë se me këtë revistat bëjnë që ai të duket si i sëmurë.

“Jam i shokuar që ende i përdorin këto fotografi të miat. Po ju them se kjo media dëshiron që të zgjedhë fotografi të këqija të miat për të më bërë të dukem sikur nuk jam mirë… Ka pasur fotografi të panumërta që mediat mund t’i merrnin, porse ata ende vazhdojnë me këtë ritëm për të më bërë që të dukem i sëmurë dhe jo mirë. Kjo nuk është e drejtë”, ka shkruar ai në reagimin e tij në Instagram.

Menjëherë pas këtyre deklaratave, “Variety” ka ndryshuar fotografinë dhe e ka zëvendësuar atë me një tjetër imazh të këngëtarit./koha

Exit mobile version