Aktualisht në Kosovë numri i rasteve aktive me COVID është 589 që shënon një rënie nga 657, sa ishin një ditë më parë.
Komuna me më së shumti raste vazhdon të jetë Prishtina, me 124 sosh, e pasuar nga ajo e Pejës me 55 raste aktive me koronavirus.
Sipas të dhënave të fundit nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, në gjithë vendin janë regjistruar 21 raste të reja.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.835.630 doza të vaksinës, ku me dozën e parë janë vaksinuar 904,155 qytetarë.
Deri më sot 824.538 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë, ndërsa janë dhënë 105.018 doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.
Me dozën e katërt janë vaksinuar vetëm 1,727 persona.