UBT News

“Bidermani dhe Zjarrvënësit” ngjitet sonte në skenën e Teatrit Kombëtar të Kosovës

Teatri Kombëtar i Kosovës sjell sonte para publikut shfaqjen “Bidermani dhe Zjarrvënësit”, të autorit Max Frisch, me regji të Agon Myftarit. Premiera do të jepet sot, më 1 qershor 2026, duke filluar nga ora 20:00, ndërsa repriza do të shfaqet edhe më 2 qershor në të njëjtin orar.

Në këtë produksion interpretojnë aktorët Kushtrim Qerimi, Arta Selimi, Shkëlzen Veseli, Semira Latifi, Albina Krasniqi, Edlir Gashi, Ylber Bardhi, Lum Veseli, Donika Rushiti, Lis Maliqi dhe Erdonis Gashi.

Muzika e shfaqjes është realizuar nga Memli Kelmendi, ndërsa dramaturgjinë e ka përgatitur Zoga Çeta Çitaku. Skenografia është punuar nga Nicola Minssen, kostumografia nga Samka Ferri, ndërsa asistente e regjisorit është Diellza Dedushi.

Për ndriçimin dhe tonin janë kujdesur Bujar Bekteshi dhe Arben Aliu, ndërsa inspiciente e shfaqjes është Nazmije Krasniqi.

Të interesuarit mund të rezervojnë biletat duke dërguar emrin, mbiemrin dhe numrin e biletave në numrin e telefonit 044 430 693.

“Bidermani dhe Zjarrvënësit” është pjesë e repertorit të Teatrit Kombëtar të Kosovës dhe vjen si një nga prodhimet më të reja të skenës teatrore vendore.

Exit mobile version