Presidenti amerikan, Joe Biden ka qenë objektiv i kritikëve të shumtë pasi, sipas Daily Mail, i dolën disa pamje ku ai shihet duke e parë orën e tij gjatë ceremonisë për nderimin e ushtarëve amerikanë që u vranë në sulmin vetëvrasës të ISIS-K të enjten në Kabul të Afganistanit.
Biden udhëtoi pa paralajmëruar në Bazën e Forcave Ajrore Dover në Delaware të dielën në mëngjes pasi trupat e 13 anëtarëve të ushtrisë amerikane të vrarë në sulm u kthyen në Shtetet e Bashkuara.
Ai qëndroi në heshtje, me dorën e djathtë në gjoks, ndërsa trupat e vdekur të mbuluar me flamurin amerikan u hoqën nga aeroplani C-17 Gloubemaster.
Gjatë ceremonisë, Biden ngriti dorën e majtë dhe shikoi poshtë orën, gjë që provokoi një reagim nga veteranët dhe komentuesit konservatorë.
“Duket se ai ishte i zënë ngushtë sepse duhej të tregonte pak respekt për këta heronj amerikanë”, shkroi veterani Samuel Williams.
Veterani i Marinës DZ, Lari Hana shkroi:
“Biden duhej të shikonte orën ndërsa arkivolet kalonin para tij. A ka ndonjë gjë më të rëndësishme në ato momente?”.
Republikanët kritikuan gjithashtu presidentin.
Deputeti i Teksasit, Ronnie Jackson, një admiral në pension i Marinës, shkroi në Twitter:
“Është e qartë se komandanti ynë suprem ka një punë më të zgjuar. Jam i tmerruar! Zoti i bekoftë këta heronj dhe të dashurit e tyre. Ata meritonin më mirë”.