UBT News

Biden vendos rregulla të reja pas rihapjes së linjave ajrore

Shtëpia e Bardhë ka përshkruar rregulla të reja për udhëtarët e huaj në ShBA, pasi kufizimet e fluturimeve po hiqen për herë të parë që nga fillimi i pandemisë vitin e kaluar, transmeton UBT News.

Plani për të rihapur kufirin amerikan muajin e ardhshëm për fluturimet e huaja përfshin një kërkesë që pothuajse të gjithë vizitorët e huaj duhet të jenë të vaksinuar kundër Covid.

Rregullat aktuale ndalojnë shumicën e vizitorëve nga Brazili, Kina, Afrika e Jugut, Britania e Madhe, 26 vendet e Shengenit në Evropë, Irlanda, India dhe Irani.

Deklarata e nënshkruar nga zoti Biden të hënën thotë se linjave ajrore do t’u kërkohet të kontrollojnë statusin e vaksinimit të udhëtarëve përpara se të hipin në avionët që nisen.

Ata duhet të konfirmojnë se dëshmia e vaksinimit vjen nga një “burim zyrtar” dhe është marrë të paktën dy javë më parë. Çdo vaksinë e miratuar nga rregullatorët shëndetësorë të ShBA-së do të pranohet.

Udhëtarët e pavaksinuar, përfshirë amerikanët, do të duhet të tregojnë një test negativ Covid të marrë brenda një dite pas nisjes.

Fëmijët nën moshën 18 vjeç do të përjashtohen nga kërkesa për vaksinim, por gjithsesi duhet të kenë një test negativ të marrë brenda tre ditëve nga udhëtimi.

Kufizimet e reja hyjnë në fuqi më 8 nëntor./UBTNews/

Exit mobile version