UBT News

Biden thotë se lija e majmunëve nuk përbën aq shqetësim sa COVID-19

President Joe Biden speaks during a news conference with Japanese Prime Minister Fumio Kishida at Akasaka Palace, Monday, May 23, 2022, in Tokyo. (AP Photo/Evan Vucci)

Presidenti amerikan, Joe Biden tha të hënën se lija e majmunëve nuk përbën aq shqetësim sa pandemia e COVID-19, duke zbutur deklaratat që i tha një ditë më parë se njerëzit duhet të shqetësohen nga ky virus.

“Ne kemi pasur raste të shumta me linë e majmunëve në të kaluarën. Ne kemi vaksina për t’i marrë masat ndaj saj”, tha Biden gjatë një vizite në Tokio.

“Unë thjesht nuk mendoj se rritet në nivelin e llojit të shqetësimit që ekzistonte me COVID-19”, deklaroi ai tutje.

Megjithatë ai insiston se njerëzit duhet të jenë të kujdesshëm.

Qendrat e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve aktualisht po gjurmojnë grupimet e fundit të infeksioneve të lisë së majmunëve dhe raste të tjera të mundshme në Shtetet e Bashkuara. Të premten, kjo Qendër po monitoronte gjashtë persona në ShBA për infeksione të mundshme të lisë së majmunëve pasi ata ishin ulur pranë një udhëtari të infektuar që kishte simptoma gjatë një fluturimi nga Nigeria në Mbretërinë e Bashkuar në fillim të majit./UBTNews/

Exit mobile version