Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, synon të kandidojë në zgjedhjet e ardhshme presidenciale në vitin 2024, tha dje zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë Jen Psaki.
“Po, ky është qëllimi i tij”, iu përgjigj Psaki pyetjes së mediave, raporton Reuters.
Rejtingu i Biden (79) ka rënë në muajt e fundit, kjo është arsyeja pse disa demokratë kanë sugjeruar që ai të mos kandidojë për një mandat të ri, sipas agjencisë britanike.