Presidenti amerikan Joe Biden e ka quajtur variantin Omicron të Covid-19 një “shkak për t’u shqetësuar, jo shkak për të bërë panik”, përcjell UBT News.
Ai tha se nuk e sheh nevojën për një bllokim të ri “për momentin… nëse njerëzit janë të vaksinuar dhe mbajnë maskat e tyre”.
Biden shtoi se kompanitë farmaceutike po bëjnë plane emergjente për vaksina të reja nëse ato nevojiten. “Ne do të luftojmë dhe do ta mposhtim këtë variant të ri”, tha ai.
Në fund të javës së kaluar, SHBA njoftoi një ndalim të fluturimeve nga Afrika e Jugut, Botsvana, Zimbabve, Namibia, Lesoto, Eswatini, Mozambiku dhe Malavi. Gjithashtu vendet si Kanadaja, Britania e Madhe, BE-ja dhe vende të tjera kanë kufizuar udhëtimet nga Afrika Jugore.
Së fundi OBSH e ka konsideruar Omicron një “variant shqetësues”./UBTNews/