Presidenti i amerikës, Joe Biden ka falur të gjithë amerikanët që janë dënuar në nivel kombëtar për posedim të sasive të vogla të marihuanës.
Zyrtarët vlerësojnë se nga ky veprim i Bidenit do të përfitojnë rreth 6 mijë e 500 njerëz me dënime që njihen si ‘federale’ për këtë vepër, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.
Askush nuk është aktualisht në burgun federal vetëm për posedim të marijuanës. Shumica e dënimeve ndodhin në nivel shtetëror.
“Dërgimi i njerëzve në burg për posedim marijuanë ka shkatërruar shumë jetë, për sjellje që shumë shtete nuk e ndalojnë më”, është shprehur Biden.