UBT News

Biden është i shqetësuar për armët bërthamore të Koresë së Veriut

Presidenti i ShBA-së, Joe Biden thotë se është thellësisht i shqetësuar se Koreja e Veriut mund të testojë një armë bërthamore.

Biden diskutoi kërcënimet nga Pheniani me aleatët aziatikë të Uashingtonit, Japoninë dhe Korenë e Jugut të mërkurën, në periferi të samitit të NATO-s në Spanjë.

Kryeministri japonez, Fumio Kishida tha se testi i raketës bërthamore nga Koreja e Veriut duhet të përballet me një reagim të koordinuar nga të tre vendet e pranishme në takim.

Shpresoj se përgjigja mund të merret në një nivel trepalësh“, tha ai.

Kishte shqetësime se Koreja e Veriut mund të testonte një raketë, ndërkohë që Biden vizitoi Korenë e Jugut dhe Japoninë muajin e kaluar. Ai përfundoi duke gjuajtur tre raketa balistike pak pasi Biden u largua për në shtëpi. /UBTNews/

Exit mobile version