Biden do të takohet me Presidentin Sauli Niinisto të Finlandës dhe kryeministren e Suedisë, Magdalena Andersson, në Uashington një ditë pasi ai miratoi fuqimisht ofertën e tyre për t’u bashkuar me NATO-n.
Suedia dhe Finlanda po kërkojnë t’i bashkohen aleancës ushtarake, duke hequr dorë nga mos-angazhimi ushtarak për dekada, nga frika se mund të jenë objektiva të ardhshme të agresionit rus.
Megjithatë, aplikimet e tyre përballen me rezistencë të fortë nga Turqia, anëtare e NATO-s, e cila i akuzon të dy vendet se po strehojnë grupe “terroriste”, duke përfshirë Partinë e Punëtorëve të Kurdistanit, e cila gjendet në listën e zezë nga Ankaraja, BE dhe SHBA./UBTNews/