Presidenti i SHBA-së, Joe Biden zhvilloi sot një telefonatë me homologun e tij francez Emmanuel Macron, tha Shtëpia e Bardhë.
Në një deklaratë, ajo tha se të dy udhëheqësit diskutuan mbështetjen e tyre për Ukrainën, duke përfshirë angazhimin e tyre për të vazhduar ndihmën e sigurisë për Kievin dhe “imponimin e kostove ndaj Rusisë për agresionin e saj”.
Biden dhe Macron diskutuan gjithashtu “përpjekjet e tyre të përbashkëta” për të adresuar sfidat e paraqitura nga Kina.
Dy burrat folën për bashkëpunimin midis SHBA-së dhe Francës në rajonin Indo-Paqësor, shtoi Shtëpia e Bardhë, si dhe “përshpejtimin e tranzicionit drejt ekonomive të energjisë së pastër”./UBTNews/