UBT News

Biblioteka Kombëtare e Kosovës për herë të parë në TRADUKI, hap i ri drejt ndërkombëtarizimit të letërsisë kosovare

Biblioteka Kombëtare e Kosovës do të marrë pjesë për herë të parë në takimin e radhës të rrjetit evropian TRADUKI, i cili do të mbahet në Sarajevë më 20–21 prill 2026.

TRADUKI, i themeluar në vitin 2008, është një rrjet që synon të mbështesë përkthimin, botimin dhe qarkullimin e letërsisë nga vendet e Evropës Juglindore në hapësirën gjermanofolëse dhe më gjerë. Nëpërmjet këtij bashkëpunimi, krijohen ura lidhëse mes autorëve, përkthyesve, botuesve dhe institucioneve kulturore, duke kontribuar në ndërkombëtarizimin e letërsive kombëtare dhe në forcimin e dialogut kulturor evropian.

Pjesëmarrja e Bibliotekës Kombëtare të Kosovës në këtë takim shënon një hap të rëndësishëm drejt integrimit më të thellë në rrjetet kulturore ndërkombëtare. Në këtë kuadër, pranimi i Kosovës si anëtare vëzhguese në TRADUKI përbën një zhvillim domethënës institucional dhe kulturor, duke hapur mundësi të reja për promovimin dhe afirmimin e letërsisë kosovare në skenën ndërkombëtare.

Exit mobile version