Beyoncé tregoi koleksionin e saj për Ditën e Shën Valentinit për Ivy Park, së bashku me një model flokësh më ndryshe nga ajo që jemi mësuar ta shohim.
Koleksioni “Ivy Heart”, i cili u njoftua javën e kaluar me Sivan, Karrueche Tran dhe Tyson Beckford që luajnë në reklamë, do të jetë në dispozicion në internet më 9 shkurt dhe në dyqane të caktuara ditën tjetër.
Madhësitë e artikujve janë të ndryshme dhe çmimet nga 30 deri në 300 dollarë./UBTNews/