Beyoncé do të sjellë filmin “Beyonce’s Renaissance: A film by Beyoncé” në kinematë amerikane më 1 dhjetor.
Menjëherë pas përfundimit të shfaqjes së saj të fundit në xhiron e madhe globale në mbështetje të albumit të saj të shtatë në Kansas, ajo debutoi trailerin për filmin e saj të koncertit.
Në përmbledhje thuhet: “Bëhet fjalë për qëllimin, punën e palodhur dhe përfshirjen e Beyoncé në çdo aspekt të prodhimit, mendjen e saj krijuese dhe qëllimin e saj për të krijuar trashëgiminë e saj dhe për të zotëruar zanatin e saj”.
“Kur jam duke performuar, nuk jam asgjë tjetër veçse e lirë”, u shpreh ajo.
“Qëllimi i këtij turneu ishte krijimi i një vendi ku të gjithë janë të lirë dhe askush nuk gjykohet”.
Filmi do të ketë një kohëzgjatje prej 2 orë e 30 minutash.
Turneu i saj me 56 data bëri histori si turneu me fitimet më të larta nga një artiste femër./UBTNews/