UBT News

Beyoncé prish marrëveshjen me Adidas

Beyoncé dhe Adidas thuhet se kanë prishur marrëveshjen sipas Hollywood Reporter.

Lajmi për ndarjen e supozuar vjen gati dy muaj pasi shitjet e linjës së veshjeve të këngëtares “Ivy Park” ranë me 50 për qind, duke sjellë vetëm 40 milionë dollarë në 2022 krahasuar me 93 milionë dollarë në 2021. Në atë kohë, Wall Street Journal raportoi se linja e Beyoncé ishte parashikuar të sillte mbi 250 milionë dollarë në shitje vitin e kaluar.

Megjithatë, “në pesë nga gjashtë lëshimet e fundit të Ivy Park, afërsisht gjysma e mallrave që u prodhuan mbetën të pashitura”, raportoi media, duke shtuar se linja e veshjeve dhe atleteve “po humbiste para për Adidas”. Megjithatë, në vitin 2018, këngëtarja bleu 100 për qind të markës nga kompania e miliarderit britanik Philip Green pasi ai u përball me akuza për ngacmim seksual dhe racizëm.

Një vit më pas, ajo u bashkua me Adidas për të lansuar një linjë gjithëpërfshirëse unisex që u shërbente burrave dhe grave./lapsi.al

Exit mobile version