UBT News

Beyoncé prezanton koleksionin e ri të Ivy Park për festat e fundvitit

Bashkëpunimi më i fundit i Beyoncé, Ivy Park dhe Adidas, do të jetë i disponueshëm më 9 dhjetor, përcjell UBT News.

Beyoncé ka njoftuar të martën se koleksioni i saj i ri Ivy Park x Adidas – i quajtur Halls of Ivy – do të lansohet më 9 dhjetor.

Sipas WWD, bashkëpunimi i pestë mes këngëtares 40-vjeçare dhe kompanisë së veshjeve ka për qëllim të “bashkojë të gjithë njerëzit, pavarësisht prejardhjes, ngjyrës apo besimit, duke festuar krijimtarinë e secilit individ”.

#HALLSOFIVY

Vetë Bey luan në një video trailer për koleksionin, natyrisht, ku shihen dhe Natalia Bryant, 18, fëmijët e Reese Witherspoon, Ava, 22 dhe Deacon Phillippe, 18 vjeç dhe vajzat e vet këngëtares Blue Ivy, 9, dhe Rumi, 4.

Yjet e basketbollit James Harden dhe Jalen Green gjithashtu kanë stile të veshjeve për meshkuj gjatë gjithë klipit.

Për WWD, fansat mund të presin 89 veshje të jashtëzakonshme, 11 aksesorë dhe katër stile këpucësh nga publikimi./UBTNews/

Exit mobile version