UBT News

Beyonce merr reagime të ashpra për veshjen e gjerdanit të famshëm Tiffany

Beyonce po përballet me reagime të ashpra për promovimin e një gjerdani në kampanjë të markës Tiffany, megjithëse ajo ishte gruaja e parë me ngjyrë që e vesh atë.

Këngëtarja me famë botërore, Beyonce, është kritikuar për veshjen e gjerdanit për shkak të historisë së tij ‘problematike’.

Beyonce

Këngëtarja 39-vjeçare u bë personi i katërt në botë që veshi diamantin 128.54 karat në kampanjën e Tiffany, të quajtur “About Love” me bashkëshortin e saj Jay-Z në fillim të kësaj jave.

Në një postim në Instagram që promovonte markën, marka tha se Beyoncé ishte personi i parë me ngjyrë që e veshi atë. Ky gjerdan më parë ishte veshur nga Audrey Hepburn dhe Lady Gaga.

Kompania e bizhuterive që atëherë ka njoftuar planet për të paguar 2 milionë dollarë për bursa në kolegjet dhe universitetet historikisht me studentë me ngyrë, raporton The Times, transmeton UBT News.

Sidoqoftë, si këngëtarja ashtu edhe marka përballen me reagime në internet nga ata që e përshkruajnë gjerdanin si një “diamant gjaku”, raportojnë The Times dhe The Independent.

OKB-ja e përkufizon termin si diamante të minuar në zona “të kontrolluara nga forcat që kundërshtojnë qeverinë legjitime, të njohur ndërkombëtarisht të një vendi dhe që shitet për të financuar veprimet ushtarake kundër asaj qeverie”, sipas Britannica.

Diamanti u zbulua në një minierë koloniale në Kimberley, Afrikë të Jugut, në 1877 kur vendi dhe minierat e tij ishin nën sundimin kolonial britanik, transmeton Mail Online. Publikimi shton se punëtorët migrantë kryesisht njerëz me ngjyrë iu nënshtruan kushteve të tmerrshme dhe ndonjëherë nuk morën asnjë pagesë për punën e tyre.

Një burim i tha The Sun se ajo është “e zhgënjyer dhe e zemëruar” që nuk ishte në dijeni të historisë së diamantit para se të merrte pjesë në kampanjë.

“Ajo mendoi se çdo detaj i fundit ishte verifikuar, por tani e ka kuptuar se vetë diamanti ishte anashkaluar”, tha burimi./UBTNews

Exit mobile version