UBT News

Beyoncé me linjë të kujdesit për flokë

Beyoncé ngacmoi fansat të martën se është në procesin e krijimit të një sipërmarrjeje për kujdesin e flokëve për nder të nënës së saj, Tina Knowles-Lawson, e cila zotëronte një sallon flokësh të njohur në Houston, Teksas në vitet ’90-ta.

“Sa prej jush e dini se puna ime e parë ishte pastrimi i flokëve në sallonin e mamasë sime?” ka shkruar ajo në Instagram. “Destiny’s Child filloi duke performuar për klientët ndërsa ato po bënin flokët”.

Beyoncé shkroi se ishte “ekspozuar ndaj shumë llojeve të ndryshme të grave sipërmarrëse” në sallonin e flokëve të nënës së saj.

“Pashë se si mënyra se si kujdesemi për flokët mund të ndikojnë drejtpërdrejt në shpirtin tonë”, vazhdoi nëna e tre fëmijëve.

Beyoncé përfundoi“Gjithmonë kam ëndërruar të mbaj trashëgiminë e saj dhe mezi pres që ju të përjetoni atë që kam krijuar”.

Ndërsa këngëtarja e “Drunk in Love” nuk bëri të ditur detaje se çfarë është ajo që po krijon, fansat komentuan duke thënë se ishin tejet të emocionuar për gjithçka që ajo do të sjellë./UBTNews/

Exit mobile version