Beyonce është akuzuar se ka kopjuar dizajnet e robotëve të artistit japonez Hajime Sorayama për turneun e saj “Renaissance”.
Dizajneri ka këmbëngulur se ai do të kishte punuar me kënaqësi me këngëtaren në aksesorin e saj futuristik që ai e ka krahasuar me punën e tij për shfaqjet e The Weeknd, ku paraqitej një version gjigant i një prej kukullave të tij robotike femërore.
Krahas kokës së robotit të Beyonce-s dhe modeleve të tij në Instagram, ai shkroi: “Beyonce, duhet të më kishe pyetur ‘zyrtarisht’ në mënyrë që të mund të bëja punë shumë më të mirë për ty si me @theweeknd”.
Seksioni i komenteve është i mbushur me mendime të përziera, me shumë që pretendojnë se të dy artistët janë frymëzuar nga filmi i Fritz Lang i vitit 1927 “Metropolis”.
Beyonce nuk ka komentuar ende për akuzat e Sorayama./UBTNews/