Kelis ka kritikuar këngëtaren e njohur, Beyoncé dhe The Neptunes që nuk morën lejen e saj për të vendosur këngën e saj të vitit 1999 “Get Along With You” në këngën e Beyonce “Energy”, pjesë e albumit ardhshëm “Renaissance”.
Duke postuar në Instagram, këngëtarja tha: “Më ka befasuar fuqishëm sepse niveli i mungesës së respektit dhe injorancës së plotë të të tre palëve të përfshira është befasues. Kam dëgjuar për këtë njësoj si të gjithë të tjerët. Asgjë nuk është kurrë ashtu siç duket, disa nga njerëzit në këtë biznes nuk kanë shpirt dhe integritet dhe i kanë mashtruar të gjithë”.
Në një koment të mëvonshëm, ajo shtoi, “nuk është një bashkëpunim, është vjedhje”./UBTNews/