Me 20 minuta vonesë ka filluar seanca e Kuvendit të Kosovës, ku do të diskutohet për situatën epidemiologjike dhe sigurimin e vaksinës anti-Covid/
Fillimisht është betuar deputetja Yllza Hoti, kandidate nga subjekti politik i VV-së, e cila ka zëvendësuar ish-deputeten Vjosa Osmani, e cila e ka marr postin e presidentes së vendit.
Kjo seancë është thirrur nga Partia Demokratike e Kosovës, derisa në sallë janë 73 deputetë të pranishëm.